<p>Shoqata Shqiptare për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin - AFPRA, është një organizatë jo-fitimprurëse, jo-politike e krijuar me Vendimin Nr. 6638 datë18.02.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me përkushtimin e një grupi nismëtar me synimin e shtrirjes në të gjithë territorin të kapaciteteve profesionale të saj në fushën e MZSH-së. Ne nuk ndjekim interesa politike, tregtare, individuale apo jo, në funksion të qëllimit për të cilin jemi krijuar.</p>
<p>AFPRA është anëtare e CFPA EUROPE (Konfederata e Shoqatave Evropiane të Mbrojtjes nga Zjarri).</p>
<p>Shoqata AFPRA ofron kurse formimi profesional në fushën e MZSH-së, njohur dhe licencuar nga MFE dhe Qendra Kombëtare Licencimit me numër licence LN-5382-03-2023.</p>
<p>Shoqata AFPRA është çertifikuar sipas Standardit Ndërkombëtar ISO 9001:2015 të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë nga EQSC.</p>